Donika Gërvalla ka lëshuar akuza të rënda për anëtarë të LDK-së.
Ajo ka bërë një status në Facebook ku tha se në LDK ka klane të neveritshme që po e luftojnë Vjosa Osmanin.
Statusi i saj i plotë, pa ndërhyrje:
Shumë e vërtetë! Gabim historik me pasoja të rënda për vendin. Përpjekja e klaneve të neveritshme brenda LDK-së për ta asnjanësuar znj. Osmani e dobëson shumë këtë parti, e cila megjithatë ende bart shpresat e një shtrese të gjere të shqiptarëve në Kosovë.
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, znj. Vjosa Osmani e ka cilësuar si gabim historik mos arritjen e një marrëveshje në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.