6.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Gërvalla ftohet për vizitë në Greqi, a po lëviz ky shtet drejt njohjes së Kosovës?

Rekomandime

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është ftuar për një vizitë në Greqi, ndonëse ky shtet deri tash ka mbajtur qëndrimin të pandryshuar për mos njohjen e Kosovës. Por, a do të thotë se kjo vizitë do t’i ndryshojë gjërat në drejtim të njohjes së Kosovës nga shteti grek?

- Advertisement -

Ftesën e për vizitën e shefes së diplomacisë së Kosovës në Greqi e ka konfirmuar për RTV Dukagjinin shefja e Zyrës ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Chryssoula Aliferi.

“Kur bëhet fjalë për vizitën e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Donika Gërvalla në Athinë, një ftesë tashmë është dorëzuar dhe data e vizitës do të caktohet në kohën e duhur”, thuhet në përgjigjen e Chryssoula Aliferi.

Mirëpo në këtë përgjigje thuhet se qëndrimi i Greqisë sa i përket njohjes së Kosovës nuk do të ndryshojë, përcjell Telegrafi.

- Advertisement -

Përkundër kësaj, profesori Seb Bytyçi thotë se njohja e Kosovës nga Izraeli mund të shërbejë si sinjal pozitiv edhe për Greqinë.

“Kosova duhet ta shfrytëzojë njohjen nga Izraeli, shtet ky që ka konflikt me Palestinën. Ta shfrytëzojë atë njohje për lobim në shtetet tjera që për arsye të ngjashme nuk e kanë njohur Kosovën. Dihet se Greqia për shkak te solidarizimit me Qipron e cila ka konflikte me Qipron Veriore, nuk e ka njohur Kosovën”.

- Advertisement -

Ndërsa Visar Xhambazi nga D4D thotë se njohja eventuale nga Greqia do të shtynte edhe njohjen e Kosovës nga Qipro.

“Greqia dhe Qipro pothuajse kanë marrëdhënie vëllazërore pak a shumë sikurse Kosova me Shqipërinë, dhe njohje eventuale nga Greqia do ta shtynte Nikozinë zyrtare që të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës”, deklaroi Visar Xhambazi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit