7.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Grafite fyese në muret e shtëpisë ku banon ish-deputetja e PDK-së që votoi Osmanin presidente

Rekomandime

Pjesët e murit rrethues të shtëpisë ku banon deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adelina Grainca, disa persona të panjohur kanë shkruar një grafit fyes me katër fjalë: “BIJAT I SHESIM, VOTAT I QESIM”.

- Advertisement -

Grafiti me përmbajtje seksiste, i shënuar në murin rrethues të shtëpisë së familjes Grainca në Ferizaj, shpreh urrejtje ndaj ligjvënëses shqiptare, vota e së cilës përcaktoi zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente më 4 prill.

Adelina Grainca, u zgjodh deputete e Kuvendit të Kosovës nga lista e Partisë Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Insajderi.


Por, rreth dy javë ditë pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, në ditën e zgjedhjes së Osmanit presidente, ajo zgjodhi të ndërronte subjektin politik. Kaloi nga radhët e PDK-së në Lëvizjen Vetëvendosje të kryeministrit Albin Kurti.

- Advertisement -

Deputetët tjerë të PDK-së nuk morën pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentes.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit