5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Gërvalla: Nëse komuniteti ndërkombëtar s’reagon ndaj Dodikut, më 9 janar mund të ndryshojë Ballkani

Rekomandime

“Ne jemi vërtet të shqetësuar për atë që mund të ndodhë atje në janar të vitit 2022 me rastin e 30-vjetorit të krijimit të asaj që ata e quajnë Republika Srpska, e cila në fakt u themelua mbi gjenocid”.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në një intervistë për Newsweek akuzoi Serbinë se edhe në Bosnje dhe Hercegovinë po mbjell trazira.

- Advertisement -

Atje, përfaqësuesi presidencial serb Milorad Dodik po kërcënon me një marrëveshje multietnike për ndarjen e pushtetit dhe të tërheqë Republikën Srpska – entitetin e dominuar nga serbët që përbën një pjesë të Bosnjës – nga institucionet kombëtare, duke përfshirë forcat e armatosura.

“Ne jemi vërtet të shqetësuar për atë që mund të ndodhë atje në janar të vitit 2022 me rastin e 30-vjetorit të krijimit të asaj që ata e quajnë Republika Srpska, e cila në fakt u themelua mbi gjenocid”.

“Udhëheqësi nacionalist serb Milorad Dodik ka kërcënuar se do ta ndajë këtë entitet nga pjesa tjetër e Bosnjës. Çdo vëzhgues e di se Dodik mbështetet fuqishëm nga Serbia dhe Rusia dhe se kjo treshe po paralizon funksionimin e Bosnjës si shtet për dekada të tëra”.

- Advertisement -

“Po pyes veten nëse dhe si do të reagojë komuniteti ndërkombëtar. Nëse do të ketë mungesë vullneti dhe kërkesa të qarta ndaj Dodikut dhe Vuçiqit, Perëndimi mund të jetë i sigurt se gjuha dhe politika agresive në Serbi nuk do të ndryshojë dhe se 9 janari – që shënon një 30 vjetor simbolik të themelimit të Republika Srpskas – mund të bëhet një ditë që mund të ndryshojë të gjithë rajonin e Ballkanit”, ka thënë Gërvalla-Schwarz.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit