1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Gërvalla shkarkon edhe ish-zëdhënësin e Qeverisë Haradinaj

Rekomandime

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schwarz, ka kërkuar lirimin nga detyra të 13 ambasadorëve të Kosovës, nëpër disa vende të ndryshme të botës, mes tyre edhe Arbër Vllahiu, ish-zëdhënësin e Haradinajt.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) i ka propozuar Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani të lirojë nga detyra 12 ambasadorë nëpër botë që janë emëruar politikisht, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Kjo ministri ka kërkuar të shkarkojë këta ambasadorë: Beqë Cufaj në Gjermani, Nait Hasani në Shqipëri, Arbër Vllahiu në çeki, Lirim Grejqevci në Holandë, Shpend Kallaba, Gezim Kasapolli, Avni Kastrati, Gjergj Dedaj në Maqedoni, Hajdin Abazi, Ylber Hysa, Avni Arifi në Emiratet e Bashkuara e Amir Ahmeti.

Raportimet për lirimin nga detyra e dhe tërheqje nga misioni diplomatik për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës e ka konfirmuar edhe MPJD’ja.

“Në përputhje me Ligjin, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka përcjellë gjatë kësaj jave tek Presidentja e Republikës së Kosovës, propozimin për lirim nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës, të emëruar politikisht, duke i falënderuar për punën dhe angazhimin e deritanishëm. Lidhur me këtë, ministrja Gërvalla do të deklarohet më hollësisht gjatë ditës së nesërme”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit