1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Gërvalla: Shtetet që refuzojnë liberalizimin e vizave e padrejtë por edhe e pa shpjegueshme

Rekomandime

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla gjatë raportimit të saj në Komisionin për Integrime Evropiane, ka folur për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ajo ka thënë se kjo çështje është e pa shpjegueshme.

- Advertisement -

“Çështja e regjimit të vizave jo që është e padrejtë, por është edhe e pa shpjegueshme… Nëse konstatohet që janë përmbushur në të kaluarën të gjitha kriteret dhe kemi shtete të veçanta anëtare të BE-së që e bllokojnë këtë proces, mbetet për ne që të identifikojë të gjitha rrugët që qojnë në ndryshimin e kësaj çështje”, ka thënë Gërvalla.

Ministrja tutje ka shtuar se një pjesë e shteteve anëtare të BE-së që e refuzojnë procesin e liberalizimit të vizave, thirren në tema të shtetit ligjor në sfera të ndryshme.

“Jemi shumë të vetëdijshëm për pengesën reale, dhe duke qenë Kosova e fundit në rajon që ka qytetarët e izoluar”, ka thënë ministrja Gërvalla.

- Advertisement -

Ajo iu drejtua anëtarëve të Komisionit për Integrime, se si MPJD çdo ditë bëjnë nga një hap drejt këtij procesi.

“Ju garantoj se si MPJD nuk kalon asnjë ditë pa u bërë një hap i vogël drejt liberalizimit të vizave”, tha Gërvalla.

- Advertisement -

Ministrja shtoi se në muajt dhe vitet e ardhshme çështja e subjektiviteti ndërkombëtar të Kosovës do të forcohet dhe do të kenë një sërë aktivitetesh që do ta dëshmojnë këtë.

Lidhur me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, Gërvalla tha se do të bëhet në disa etapa dhe me një strategji të mirëfilltë.

“Kosova ka nevojë për strategji të mirëfilltë se cilat janë organizatat ndërkombëtare për anëtarësim. Ku kemi interesa për fuqizim të subjektivitetit ndërkombëtar, por edhe ndihmë qytetarëve”, theksoi ajo.

Po ashtu, Gervalla tha se Greqia nuk e ka kushtëzuar njohjen me projektin e gazsjellësit. Lidhur me këtë temë, zëvendëskryeministrja tha se duhet analiza më të mirëfillta për një vendimmarrje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit