2.3 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Gërvalla zotohet në Izrael: Nuk e lëvizim Ambasadën nga Jerusalemi edhe nëse na njeh Palestina

Rekomandime

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në një intervistë për televizionin izraelit i24news është zotuar se Kosova nuk e lëvizë ambasadën e saj nga Jerusalemi edhe nëse Palestina e njeh pavarësinë e Kosovës.

Kryediplomatja Gërvalla, ka folur për vendosjen e marrëdhënieve shtetërore mes Kosovës dhe Izraelit si dhe hapjen e ambasadës së Kosovës në Izrael.

- Advertisement -

Ajo ka thënë se i kanë qëndruar premtimit të dhënë në Uashington nga qeveria Hoti që ambasada të hapet në Jerusalem dhe jo në Tel Aviv ku janë shumica e ambasadave të shteteve të botës.

“Ne marrim vet vendimet se ku hapim ambasadën tonë dhe ka qenë premtim dhe angazhim i qeverisë së kaluar në Uashington që ne do ta hapim ambasadën tonë në Jerusalem dhe ne i kemi qëndruar premtimit tonë, edhe të tjerët kanë premtuar njëjtë por nuk po i shoh këtu përreth kështu që ne mbajmë premtimet tona sepse jemi partenrë të besueshëm ndërkombëtarisht”, tha Gërvalla.

E pyetur nëse Kosova do ta zhvendosë ambasadën jashtë Jerusalemit nëse Palestina e njeh pavarësinë e Kosovës, Gërvalla tha se nuk e sheh lëvizjen e ambasadës dhe as njohjen nga Palestina.

- Advertisement -

“Nuk e shoh këtë dhe nuk e shoh as njohjen me aq sa mund të gjykoj tani, po ne jemi të interesuar të kemi marrëdhënie të mira me Palestinën gjithashtu, dhe ne kemi kontakte por Kosova nuk u thotë partnerëve që nëse doni të keni marrëdhënie të mira me Kosovën ju duhet të keni marrëdhënie të këqija me Serbinë”, tha ajo.

- Advertisement -

Në shkurt të vitit të kaluar në Në një ceremoni virtuale ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi nënshkruan dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, me qëllim që të rrisin bashkëpunimin në shumë sfera.

Njohja reciproke mes Kosovës dhe Izraelit është pjesë e marrëveshjes së Uashingtonit të 4 shtatorit 2020, që ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë. Kosova po ashtu është zotuar se do të hapë misionin e saj diplomatik në Jerusalem, kurse Serbia është zotuar se do ta zhvendosë ambasadën e saj ekzistuese në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit