8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kurti nga Amerika: Propozon një tjetër person për anëtar të Bordit të OShP-së

Rekomandime

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ka miratuar plotësimin dhe ndryshimin e vendimit për kandidatët për kryetar dhe katër anëtarët e Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, që ishte marrë më 9 mars.

Kurti, i cili po qëndron në vizitë zyrtare të Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka propozuar që në vend të Arbnor Tmavës të propozohet Agon Ramadani, për anëtar të Organit Shqyrtues të Prokurorimit Publik.

- Advertisement -

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar plotësimin dhe ndryshimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 06/67 të datës 9 mars 2022, me të cilin i janë propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidatët për kryetar dhe katër (4) anëtarë të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Me ndryshimin dhe plotësimin e vendimit, në vend të z. Arbnor Tmava është propozuar z. Agon Ramadani për anëtar në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik. Vendimi do të procedohet për shqyrtim në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e ZKM’së.

Ndryshe, rreth 700 tenderë në vlerë mbi 200 milionë euro kanë mbetur të bllokuar, meqë Bordi i Organit Shqyrtues të Prokurorimit (OSHP), nuk është funksionalizuar ende.

- Advertisement -

“Vlera e ankesave të pashqyrtuara, sipas vlerës së parashikuar në njoftimin për kontratë e kalon shumën prej 200,000,000 euro”, kishin deklaruar nga OSHP’ja, para një muaji.

Bordi i ri s’është funksionalizuar ende, meqë Kuvendi s’kishte arritur t’i emërojë kryetarin dhe katër anëtarët e bordit në dhjetor të vitit të kaluar.

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte thënë se komisioni vlerësues për përzgjedhjen e kandidatëve për bord të OShP-së ka qenë shumë i pakënaqur me kandidatët që kanë aplikuar

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit