2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Gëzim Kelmendi i gëzohet rrëzimit të Kurtit: Tash jemi të barabatë, veç zoti ka pushtet absolut

Rekomandime

Kyetari i partisë ‘Fjala’ Gëzim Kelmendi ka reaguar pa rrëzimit të Albin Kurtit nga posti i kryeministrit. Ai ka thënë se tash janë të barabartë në politikë, duke i kujtuar Kurtit se vetëm zoti ka pushtet absulut, shkruan Gazeta Metro.

Kelmendi gjithashtu, kathënë se pasojat janë të mëdha, pasi u dogjën 5 milion euro të fushatës parazgjedhore.

- Advertisement -

“Fare pak ka rëndësi a e rrëzuat ju vetën apo iu rrëzoi LDK’ja. Pasojat janë të mëdha. U dogjën rreth 200 mijë plus 200 mijë vota.

U dogjën 5 milion euro ( fushatës parazgjedhore)”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë:

- Advertisement -

Kryeministër Kurti, sonte do të iu ndihmoj!
I nderuar kryeministër Kurti sonte përfundoi mandati juaj.
Fare pak ka rëndësi a e rrëzuat ju vetën apo iu rrëzoi LDK-ja.
Pasojat janë të mëdha.

U dogjën rreth 200 mijë plus 200 mijë vota.
U dogjën 5 milion euro ( fushatës parazgjedhore).

- Advertisement -

Në ditën kur ju u zgjodhët kryeministër në Kuvend, kur të tjerët iu kritikuan dhe akuzuan, unë iu urova.

Urimit tim ia bashkangjita edhe lutjet më të sinqerta që ZOTI i madhëruar të iu ndriçoj zemrën me besim të pastër.

Sonte kur ju u rrëzuat nga pushteti, nuk dua që të iu kritikoj për veprimet e juaja që shkaktuan rrëzimin apo vetërrëzimin tuaj.

Unë dhe ju, jemi rival politik.

Me 6 tetor unë humba ndërsa ju fituat.

Sonte përsëri jemi të barabartë.

Jemi dy kryetar të dy partive politike.

Unë FJALA ndërsa ju VV.

Jemi dy alternativa për popullin.
Kemi shumë dallime.

Pavarësisht dallimeve që kam me juve, Feja ime Islami më mëson që në situata vështirësie të të ndihmoj.

Ndihmën më të mirë që mund ta bëj në këtë kohë të vonë të natës është duaja ( lutja) për juve:

ZOTI i Madhëruar të dhuroftë udhëzim të mirëfilltë në rrugën e e Tij të drejtë.

ZOTI i Madhëruar ta ndriçoftë zemrën tënde me besim të pastër.

ZOTI i Madhëruar ta mundësoftë ta kuptosh dhe besosh ekzistencën e Tij dhe Fuqinë e Tij absolute.

Për fund po ia kujtoj vetit dhe juve se vetëm ZOTI është i Gjithëpushtetshëm.
Atij i takon pushteti absolut.

ZOTI kujt dëshiron i jep pushtet dhe kujt dëshiron ia merr pushtetin.

ZOTI është i përhershëm, ndërsa unë dhe ju dhe gjtha krijesat tjera jemi të përkohshëm.

ZOTI është i pa fillim dhe pa mbarim, ndërsa unë dhe ju dhe gjitha krijesat tjera kemi fillimin dhe mbarimin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit