10.4 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Gëzim Kelmendi i shkruan Albin Kurtit, i tregon si duhet ta shpenzojë buxhetin

Rekomandime

Gëzim Kelmendi i shkruan Albin Kurtit, i tregon si duhet ta shpenzojë buxhetin

- Advertisement -

Edhe kryetari i partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi i ka shkruar letër Albin Kurtit.

Në një komunikatë të partisë “Fjala”, thuhet se Kelmendi ia ka përmendur Kurtit se ky i fundit është fitues i zgjedhjeve, pa ndonjë platformë apo strategji ekonomike.

Madje Kelmendi, e ka këshilluar Kurtin që të angazhojë për këshilltarë ekspertë të ekonomisë ndërkombëtarë.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Çka duhet të bëj kryeministri Kurti për ekonominë e Kosovës?

- Advertisement -

Kryeministri Kurti është ndër fituesit e rrallë në rajon dhe BE që ka fituar zgjedhjet pa platformë dhe strategji për ekonominë dhe fushat tjera.

Por si duhet të veproj ai tani?

Në vend që të shpenzoj mijëra euro nga buxheti i Kosovës duke emëruar zv.ministra nga partia vet, Kurti duhet që me këto para të angazhoj këshilltarë (ekspert) ndërkombëtar nga fusha ekonomisë.

Gjermania, Zvicra, Turqia, Luksemburgu dhe shumë vende të tjera janë shtetet që kanë ekspanzionin më të madh të ekonomisë në dekadat e fundit, prandaj kryeministri Kurti duhet të merr këshilltarë ekonomik nga këto vende.

Përndryshe me këtë rrugë që ka filluar, nuk po dallon asgjë nga ish-kryeministrat tjerë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit