7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Gjakovë/ Të nxehtit e verës alivanos 17 punëtore në një fabrikë

Rekomandime

Temperaturat e larta të verës në një vend të punës jo çdo herë ndikojnë për të mirë. Kjo sepse mund të shkaktojë lodhje të shumta, e ndonjëherë edhe alivanosje. Një gjë e tillë ka ndodhur dje në një fabrikë në Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.

- Advertisement -

Policia në njoftimin për media bën të ditur se gjatë ditës së djeshme katër punëtore të një fabrike kanë kërkuar ndihmë në spitalin e Gjakovës pasi ishin alivanosur në vendin e tyre të punës, si pasojë e temperaturave të larta.

Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që punëtoret e kësaj fabrike alivanosen në vendin e tyre të punës.

Ditë më parë një numër prej 13 punëtoresh kanë kërkuar ndihmë në spitalin e Gjakovës, pasi të njëjtat ishin alivanosur në vendin e tyre të punës.

- Advertisement -

Pas paraqitjes së këtyre rasteve Inspektorati Komunal dhe Prokuroria kanë ndërprerë punën e kësaj fabrike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit