4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

“Gjarpri në aksion…”, çka po paralajmëron deputetja e VV-së?

Rekomandime

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) ka akuzuar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë Aleksandar Vuçiq se po tentojnë të nxisin tensione për interesa të tyre.

Sekretari i Përgjithshëm i EFJ-së, Ricardo Gutierrez, ka ftuar gazetarët që të mos hyjnë në këtë lojë dhe të veprojë në interes të publikut.

- Advertisement -

“Duket qartë që disa politikanë, duke nisur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, po e përdorin krizën me koronavirus për të nxitur tensione politike e sociale në interes të tyre. Ftojmë gazetarët të mos hyjnë në këtë lojë dhe të veprojnë në interes të publikut”, ka thënë Gutierrez.

Teksa ka ndarë këtë lajm me miqtë e saj në Facebook, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli, ka thënë se “gjarpi është në aksion”.

Ajo ka pyetur se për kënd po punon presidenti Thaçi dhe se interesat e kujt po i përfaqëson ai.

- Advertisement -

“Gjarpri në aksion…Për kënd po punon Presidenti i vendit? Interesat e kujt i përfaqëson?”, ka shkruar Pacolli.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit