Granit Bajra, një djalë i ri nga Prishtina ka gjetur një shumë parash prej 1 një e 450 euro, një çelës veture të tipit Opel Astra dhe një letër.
Përmes një postimi në Facebook, ky i ri ka treguar se këto mjete i ka gjetur diku në rrugët e lagjes Ulpiana, ndërsa po kërkon që t’i kthejë ato pronarit.
Madje ai tha se lidhur me këtë tashmë ka njoftuar edhe policinë, teksa është lutur nga qytetarët që kushdo që e njeh dike që mund t’i kenë humbur këto para, të lajmërohet.
“Përshëndetje familjar dhe miq! Sonte ne ora 21:30 duke ecur në lagjen Ulpiana ( në semaforët te Beni-Dona ) kam hasur në rruge një shume parash prej 1450€ , një qelës të veturës e tipit Opel si dhe këtë letër.
Njoftova policinë , ku në vendin e ngjarjes erdhi patrulla nr 103 e stacionit Nr.IV.
Identifikimin e pronarit të mjeteve do e bëjnë në bazë te çelësit që do e hap veturën.
Ju lutem bëjeni share që të arrijmë sa më shpejt në kontakt me personin që i takojnë. Ju faleminderit , gjitha të mirat”, shkroi ai.