8.9 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Gjen 1 mijë e 450 euro dhe një çelës veture, prishtinasi kërkon pronarin për t’ia kthyer ato

Rekomandime

Granit Bajra, një djalë i ri nga Prishtina ka gjetur një shumë parash prej 1 një e 450 euro, një çelës veture të tipit Opel Astra dhe një letër.

Përmes një postimi në Facebook, ky i ri ka treguar se këto mjete i ka gjetur diku në rrugët e lagjes Ulpiana, ndërsa po kërkon që t’i kthejë ato pronarit.

- Advertisement -

Madje ai tha se lidhur me këtë tashmë ka njoftuar edhe policinë, teksa është lutur nga qytetarët që kushdo që e njeh dike që mund t’i kenë humbur këto para, të lajmërohet.

Përshëndetje familjar dhe miq! Sonte ne ora 21:30 duke ecur në lagjen Ulpiana ( në semaforët te Beni-Dona ) kam hasur në rruge një shume parash prej 1450€ , një qelës të veturës e tipit Opel si dhe këtë letër.

Njoftova policinë , ku në vendin e ngjarjes erdhi patrulla nr 103 e stacionit Nr.IV.

- Advertisement -

Identifikimin e pronarit të mjeteve do e bëjnë në bazë te çelësit që do e hap veturën.

Ju lutem bëjeni share që të arrijmë sa më shpejt në kontakt me personin që i takojnë. Ju faleminderit , gjitha të mirat”, shkroi ai.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit