Raportimi për zhdukjen e një femre dhe një mashkull, gjurmë te të cilëve së fundi ishin evidentuar në Shtrazë.
Por dyshja tashmë janë gjetur.
Kjo është konfirmuar për Indeksonline nga Klubi Alpin Prishtina.
Duke mos e zgjatur shumë, njëri prej pjesëtarëve të këtij klubi tha se kanë duart thuajse të ngrira dhe nuk mund të japin detaje shtesë.
“I kemi gjetë, jemi duke u kthyer tek baza. I kemi duart e ngrira nga i ftohti dhe s’mund të japim më shumë detaje”, tha njëri nga organizatorët e Grupit Alpin Prishtina shkurt përmes telefonit.
Të njëjtit ishin përkujdesur edhe për organizmin e kësaj ecje, por dyshja teksa ishin ndarë nga grupi më pas edhe kishin rezultuar të zhdukur.