20.3 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Gjenden ‘objekte të jashtme’ në disa vaksina Moderna: Japonia pezullon 1.6 milionë doza

Rekomandime

Japonia ka pezulluar përdorimin e rreth 1.6 milionë dozave të vaksinës Moderna për shkak të frikës nga kontaminimi.

- Advertisement -

Ministri i Shëndetësisë ka thënë që “materiale të jashtme” ishin gjetur në disa doza të një grupi prej rreth 560 mijë shishkave.

Takeda Pharmaceutical, e cila shet dhe distribuon vaksinën në Japoni, tha që Moderna kishte vënë tri grupe dozash në pezullim, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Aty thuhet që shkaku më i mundshëm ishte një vend në Spanjë ku ishin prodhuar dozat, edhe pse nuk dhanë asnjë shpjegim.

- Advertisement -

“Deri tash, asnjë problem i efikasitetit apo sigurisë nuk është ngritur,” tha Moderna, ndërkohë.

 Nuk ka asnjë detaj se çka janë “objektet e jashtme”.

- Advertisement -

Periskopi do t’ju mbajë të informuar në lidhje me rastin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit