Një 11 vjeçar nga Prishtina, kishte dalë nga shtëpia në orën 19:00 derisa nuk u lajmërua më.
E shqetësuar, familja e tij, u drejtua për ndihmë tek Policia e Kosovës, derisa grupi Vullnetarët menjëherë kanë shpërndarë fotografinë e Diell Ratkocerit që të lajmërohet dikush nëse e ka parë atë.
Por, menjëherë pas publikimit të këtij rasti në rrjete sociale e media, 11 vjeçari është gjetur.
Këtë e kanë bërë të ditur familjarët e tij, teksa kanë thënë për IndekSonline se fëmiu i tyre është shëndosh e mirë dhe ai është gjetur nga fqinjët e lagjes.