3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Gjendet e mitura nga Prizreni që ishte raportuar e zhdukur, ndodhej në Mal të Zi

Rekomandime

Policia Rajonale e Prizrenit ka njoftuar se është gjetur e mitura nga Prizreni, e cila ishte raportuar si e zhdukur nga familjarët që nga 22 janari.

Ajo është gjetur nga Policia në Mal të Zi dhe më pas është shoqëruar për në stacionin policor në Prizren.

- Advertisement -

Komunikata e plotë:

Pas një punë të përbashkët ndërmjet policisë së Kosovës dhe policisë së Malit të Zi, personi i humbur nga data 22 janar 2021, është gjetur dhe kthyer në shtëpi.

Viktima e mitur i cila ishte raportuar nga prindi i saj (babai ), si “ Person i zhdukur “qe nga data 22.01.2021, me date 31.01.2021 rreth orës 22:00 nga vendkalimi kufitar “ Kulle” është njoftuar se e njëjta është hasur nga policia në Republikën e Mali i Zi.

- Advertisement -

E njëjta, nga zyrtaret policor të Hetimeve është pranuar prej autoriteteve policore të Mali i Zi dhe është shoqëruar deri në stacionin policor Prizren–Veri për ndërmarrjen e procedurave te nevojshme. Viktima e moshës jo madhore (e mitur) ishte larguar nga shtëpia pa paralajmërim.

Viktima është dërguar për kontroll mjekësor ne Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren prej ku është marre raport mjekësor sipas të cilit viktima është në gjendje të mirë shëndetësore. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, qendra për pune sociale si dhe familjaret (prindërit ) e viktimës.

- Advertisement -

Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim dhe konsultim me Prokurorin e Shtetit, Departamenti për te Mitur. Viktima e rastit kthehet në shtëpi dhe tani është në familjen dhe me familjaret (prindërit) e saj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit