Gjatë mbrëmjes të së dielës një person është gjetur i vdekur brenda veturës së tij në autostradën “Ibrahim Rugova”. Ende nuk dihen motivet e kësaj vdekjeje.
Detaje për këtë rast ka dhënë edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Mbrëmë rreth orës 19:15 është gjetur nga policia një trup i pajetë në një veturë në kilometrin ë dhjetë të autostradës “Ibrahim Rugova” nga Vërmica në drejtim të Prizrenit”.
Sipas tij, rasit është duke u cilësuar si vdekje e dyshimtë. Turpi i pa jetë i viktimës, është dërguar për në mjekësinë Ligjore për obduksion.
“Rastin jemi duke e trajtuar si vdekje të dyshimtë. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Osmanollaj.