Një person është gjetur pa shenja jetë në një motel në Graçanicë.
Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se një person është gjetur i vdekur në një motel në Graçanicë, arsyet ende nuk janë bërë të njohura.
Trupi i pajetë është dërguar në obduksion.
“Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e Prokurorisë së Shtetit.