Gjendet pa shenja jete 36-vjeçari që u raportua në polici si i zhdukur

    0
    133

    Është gjetur pa shenja jete personi i moshës rreth 36-vjeç, i raportuar dje si i zhdukur në polici. I ndjeri është gjetur në fshatin Sferkë të Pejës.

    Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

    “Sot rreth orës 13:00 policia është njoftuar përmes telefonit nga familjarët se personi i cili dje ishte raportuar i zhdukur është gjetur në fshatin Sferkë të Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë kompetente dhe mjeku e ka konstatuar vd.ekjen. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi është dërguar në IML për obduksion”, tha Gashi për Express.