Eshtë gjetur pa shenja jetë një person që ishte raportuar si i humbur në Deçan.
Dje është raportuar se një person humbi pa lënë gjurmë në Deçan.
Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima është gjetur pa shenja jete në një pyll.
“Në lidhje me rastin e lajmëruar si person i zhdukur, me 26.02.2020 një mashkull kosovar ka raportuar se në pyll kishte vërejtur disa rroba të njeriut.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe të IML-së, të cilët kanë bërë ekzaminimin e trupit të pajetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës.
Inicimi i hetuesisë për këtë rast është shënuar si “person i zhdukur& hetim i vdekjes”.