-0.5 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Gjendet pa shenja jete një 23 vjeçar në burgun e Dubravës

Rekomandime

Një 23 vjeçar me inicialet F.I nga Vushtrria, është gjetur mbrëmë pa shenja jete një qelinë e tij në Qendrën Korrektuese në Dubravë, shkruan Reporteri.net.

Lajmin përmes një njoftimi e ka bërë të ditur Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ku thuhet se i ndjeri ishte në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës nga data 9 janar 2019.

- Advertisement -

“Në mbrëmje, përkatësisht në ora 20:15 të datës 5.09.2019 është sjellur urgjentisht në Stacionarin e QK në Dubravë F.I. nga stafi mjekësorë dhe sigurimi.ndërkaq në ora 20.45 kontastohet se nuk ka shenja jete”, thuhet në një njoftim të KMDLNj-së.

Sipas KMDLNj-së, gjatë qëndrimit në Burgun në Dubravës është vizituar nga psikiologu, psikiatri, pulmologu, stomatologu dhe mjekët e tjerë me ç’rast ka deklaruar se e mendon vetvarjen prandaj është vendosur nën përcjellje permanente. Atij i është përshkruar terapia antidepresive nga psikiatri dhe një kohë ka qëndruar në stacionarin e burgut të Dubravës.

KMDLNj thellësisht është shqetësuar me vdekjen e personave të privuar nga liria gjatë vujatjes së dënimit dhe kërkon intervenim urgjent të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë në mënyrë që të sigurohet një mbrojtje cilësore dhe efektive e shëndetit dhe jetës së personave të privuar nga liria”, thuhet në reagimin e tyre. KMDLNj kërkon hetime të shpejta të Prokurorisë së shtetit në mënyrë që të mësohen arsyet e mundshme që mund të kenë ndikuar në vdekjen e dyshimtë të burgosurit F.I”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit