Një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur mesditën e së hënës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Prishtinë 27.12.2021 – 14:30. Raportohet se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Ne vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, ka njoftuar policia.