10.1 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Qytetarët identifikojnë prindin i cili keqpërdor vajzën e tij 10-vjeçare për të kërkuar lëmoshë

Rekomandime

Komuna e Hanit të Elezit dhe banorët i kishin blerë shtëpi e edhe lopë që të ketë qumësht për fëmijët, duke e ndihmuar vazhdimisht edhe me ushqim. Por, ai e kishte shitur lopën, e edhe pse është në gjendje të mirë fizke për punë, nuk pranon të punojë. Ai çdo ditë detyron vajzën e tij të dalë të kërkojë lëmoshë, edhe në këto temperatura të ulëta.

- Advertisement -

Qytetarët shqiptarë të Shkupit, kanë identifikuar një prind të papërgjegjshëm nga komuna e Hanit të Elezit në Kosovë, i cili keqpërdor vajzën e tij të vogël, duke e nxjerrë në rrugët e kryeqytetit të Maqedonisë për të kërkuar lëmoshë, shkruan Reporteri.net.

Lajmin e ka bërë publik në rrjetet sociale, Furkan Saliu, një qytetar nga Shkupi, i cili thotë se e ka takuar vetë vajzën në fjalë, e edhe prindin e saj. Vajza i kishte thënë se e kishte vëllain të sëmurë dhe paratë i duheshin për ilaçe. Por, pasi ishte interesuar për rastin e tyre edhe më tutje, duke kontaktuar edhe institucionet e komunës së Hanit të Elezit, kishte kuptuar se bëhet fjalë për një prind të papërgjegjshëm, të cilit i ishte ndihmuar nga Komuna, e edhe qytetarët, e megjithatë ai kishte zgjedhur rrugën e krijimit të mirëqenies duke shfrytëzuar vajzën e tij të vogël.

Ai bashkë me reagimin ka postuar edhe disa foto që i ka bërë gjatë bisedës me vajzën e vogël, për të cilën thotë se po dridhej nga i ftohti.

- Advertisement -

Lexoni të plotë reagimin në Facebook, të Furkanit:

Disa shokë më kanë dërguar foto të vajzës së vogël që çdo ditë kërkon lëmoshë afër Allaxha xhamisë…

- Advertisement -

Edhe sot ishte aty… Dridhej nga era e fortë dhe i ftohti, e ishte e ulur në beton.

Emrin e ka Ajnur dhe nuk ka më shumë se 10 vjet.

Më tha se është e detyruar çdo ditë të vijë nga Hani i Elezit sepse e ka vëllanë të sëmurë dhe duhet të paguajë për ilaçe…

E pyeta si ka ardh deri në Shkup…?

Fillimisht më tha se e ka sjellë daja e më pas tha se baba, por shihej se frikësohet të flasë.

E pash anash një person që po na shikonte fshehurazi, e thirra dhe e e pyeta a është me vajzën… Më tha se e ka bijë dhe se e ka pyetur mësuesen që ta lirojnë nga shkolla për të ardhur në Shkup për shkak se djalin e ka të sëmurë dhe i blen ilaçe çdo muaj nga 50 euro.

Shuma për të cilën e detyron vajzën të qëndrojë me orë të tëra rrugëve dhe storje e tij nuk ishin bindëse dhe u mundova të siguroj informacion shtesë nga Komuna “Hanit i Elezit”.

Komuna dhe banorët e asaj zone i kanë blerë shtëpi dhe lopë që të ketë qumësht për fëmijët, e vazhdimisht i kanë ndihmuar çdo muaj me ushqim.

Lopën e ka shitur, e edhe pse është në gjendje të punojë, nuk lyp punë.

Detajet e tjera nuk dua t’i shpalosë se kanë të bëjnë me privatësinë e tij… Por, O AFRIM pyete vetën a është fer kjo që po ia bën Ajnurit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit