16.3 C
Pristina
Saturday, June 10, 2023

Kapje flokësh, grushte e shqelma, plas keq sherri mes tre grave në autostradë

- Advertisement -

Të rekomanduara

Kapje flokësh, grushte e shqelma, plas keq sherri mes tre grave në autostradë

Gazeta Express
2 Tetor 2019 13:18
Një përleshje e dhunshme mes tre grave, e shkaktuar nga një manovrim i gabuar në një autostradë në SHBA ka bërë mjaft bujë në mediat e huaja.

- Advertisement -

Pamjet tronditëse të bëra virale në rrjet tregojnë një grua me një makinë të zezë që i pret rrugën një automjeti tip Hyundai, gjë e cila shkaktoi “tërbimin” e shoferes.

Siç shihet dhe në video, drejtuesja e mjetit Hyundai del nga makina me një shkop bejsbolli në dorë dhe i vërsulet shoferes së makinës së zezë.

Më pas del edhe pasagjerja në mjetin Hyundai, e cila sipas dëshmitarëve besohet se ishte vajza e gruas, dhe godet me grushta drejtuesen e mjetit të zi.
Mes tyre nis një përleshje e ashpër me tërheqje flokësh, shkëmbimi grushtash e shkelmash.

Dëshmitarët lajmëruan policinë, por kur këta të fundit mbërritën në vendin e ngjarjes, gratë ishin larguar.

- Advertisement -

Tre gratë e përfshira në sherr janë shpallur në kërkim nga Policia e Ilinois dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.

- Advertisement -

Të fundit

Mësuesja shpjegon anatominë në mënyrë ‘origjinale’, zhvishet para nxënësve

Ajo ishte duke shpjeguar anatominë ndërkohë që hipi mbi një bankë dhe nisi të zhvishej. Një mësuese në një shkollë...

Më shumë

- Advertisement -