8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Gjendje alarmante në QKUK: S’ka shtretër të lirë në Klinikën Infektive, disa mjekë me Covid, në gjendje të rëndë shëndetësore

Rekomandime

Infektologu, Sali Ahmeti, në një prononcim për “Gazeta Blic” ka treguar gjendjen momentale me Covid, në Klinikën Infektive.

- Advertisement -

Salihu ka theksuar se ka pacientë me Covid që janë ne gjendje të rëndë dhe po trajtohen me oksigjeno-terapi.Ai ka bërë të ditur se gjendja me rënduar paraqitet tek pacientët që kanë edhe sëmundje të tjera shoqëruse

” Ka pacientë me Covid-19 që janë në gjendje të rëndë, kryesisht pacientët që kanë nevojë për oksigjeno-terapi. Kemi nga format më të lehta deri tek format më të rënda , me infeksione të mushkërive mjaft të rënda dhe me sëmundje të tjera shoqëruse” ka deklaruar Ahmeti.

Tutje infektologu Salihu ka treguar se momentalisht nuk ka shtretër të lirë në Klinikën Infektive.

- Advertisement -

Salihu ka thënë se po përdoren edhe Klinikat e tjera për trajtimin e pacientëve me Covid.

“Jo, nuk ka shtretër të lirë, për një orë ose dy kryesisht bëjnë lëshime ose pranime, por kryesisht të gjithë janë të mbushur.Eshtë Klinika e Interios e cila i trajton këta pacientë, Klinika Covid-Pozitiv dhe Klinika e Pulmologjisë për rastet e dyshimta si dhe Gjinekologjia i ndan rastet e grave shtatzëna që janë me Covid”Sadiku ka potencuar gjithashtu se ka shumë të infektuar edhe nga stafi mjekësor.

- Advertisement -

Ai ka bërë të ditur se disa mjekë janë në gjendje të rëndë.

“Po, kemi shumë të infektuar edhe nga stafi mjekësor, kemi mjek të infektuar, në gjendje të rëndë disa prej tyre”.

Gjendja me Covid-19 është rënduar ndjeshëm në vendin tonë ku shifrat ditore po arrijnë deri në 1000 raste në ditë.Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 13 persona si dhe kanë rezultuar pozitivë 609 të tjerë.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka apeluar për kujdes të shtuar pasi shifrat me Covid janë alarmante.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit