21.5 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

‘Gjeneralët s’po guxojnë t’i tregojnë Putinit se po humb, sikur Hitlerit dikur’

Rekomandime

Senatori i njohur amerikan nga Florida, Marco Rubio, i cili natyrisht se posedon informata të ndjeshme nga inteligjenca amerikane, ka dalë së fundi me më të rejat rreth Iuftës në Ukrainë.

Iufta e cila ka filluar në mëngjesin e sotëm pas bombardimit të Ukrainës nga raketat balistike të Rusisë, nuk po duket të jetë aq e thjeshtë sa ishte menduar nga rusët.

- Advertisement -

“Pushtimi i Rusisë tashmë ka zgjatur më shumë dhe ka qenë më i kushtueshëm sesa priste Putini. Jam pothuajse i sigurt se udhëheqësit e tij ushtarakë dhe inteligjentë e dinin këtë para kohe, por askush nuk guxoi t’i thoshte atij se pritjet e tij ishin joreale”, tha Rubio në Twitter.

Një nga shenjat e para të problemeve në ofensivën ruse, ishte çlirimi i aeroportit të Hostomelit nga ushtria ukrainase, aeroport që po cilësohet si një nga pikat kyçe në këtë Iuftë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit