1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gjenerali dhe ambasadori amerikan zotohen për ndërveprim me ushtrinë e Kosovës

Rekomandime

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur sot në takim komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Ben Corell, të shoqëruar edhe nga ambasadori Amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

- Advertisement -

Me këtë rast, ai falënderoi gjeneralin Corell dhe ambasadorin Hovenier dhe u shprehu mirënjohjen e lartë për partneritetin ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Iowa-s, si dhe bashkëpunimin, tani në vitin e 11-të, të shkëlqyeshëm bilateral.

Ndër të tjera, Ministri Mehaj rikujtoi disa prej sukseseve të përbashkëta, duke u fokusuar në misionin e parë paqeruajtës në Kuvajt, stërvitjen “Defender-Europre ’21”, përgatitjet për “Defender-Europe’23”, si dhe misionet tjera paqeruajtëse të radhës në bashkë-zbarkim me trupat amerikane.

Njëkohësisht, ai rikujtoi se këto të arritura janë falë mbështetjes së pakursyer dhe të pazëvendësueshme të SHBA-së si shtet mik, Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, përmes Gardës Kombëtare, në funksion të avancimit të aftësive dhe kapaciteteve operacionale dhe profesionale të FSK-së përgjatë dhjetë viteve, e duke besuar fuqishëm se bashkëpunimi në të ardhmen do të thellohet akoma më shumë.

- Advertisement -

Ndërkaq, Corell vlerësoi shumë lart bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Iowa-s, si dhe konfirmoi përkrahjen e plotë për aktivitetet e tjera të përbashkëta me FSK-në, për të cilat tha se tashmë po dëshmojnë nivel të lartë të profesionalizmit, prandaj vlerësoi se mbeten të përkushtuar që bashkëpunimi dhe partneriteti të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Derisa Hovenier theksoi se do të vazhdojë angazhimin e tij për mbështetjen e FSK-në në rritjen e aftësive dhe kapaciteteve profesionale dhe operacionale, e sidomos theksoi rëndësinë e aspekteve të ndërveprimit ndërmjet ushtrisë amerikane dhe FSK-së për operacione në misionet paqeruajtëse dhe të stabilitetit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit