3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Gjenerali gjerman e do ushtrinë të përgatitur si në vitin 1999 kur ishte bombarduar Jugosllavia

Rekomandime

Gjenerali i Ushtrisë Gjermane, Johen Bot, në një intervistë për gazetën Bild, ka thënë se nuk është i kënaqur me gjendjen e tanishme të ushtrisë së vendit të tij dhe do të dëshironte që ajo të ishte në gjendje të njëjtë sikur në vitin 1999 kur Gjermania së bashku me aleatët e bombardonin Jugosllavinë, transmeton Express.

- Advertisement -

Ai madje ka treguar se çfarë i kishte thënë pilotëve gjermanë para se ata të niseshin për bombardime.

“I kam thënë pilotëve të mi: Parlamenti gjerman dhe populli gjerman janë pas jush” tregoi ai.

Në vitin 1999, ai komandoi pilotët gjermanë të cilët merrnin pjesë në bombardimin e Jugosllavisë. Në intervistën për Bild, ka folur edhe për përgjegjësinë e një zyrtari i cili i dërgon ushtarët në mision prej të cilit disa mund edhe të mos kthehen.

- Advertisement -

“Si një ushtar, duhet ta pranosh se disa nga shokët e tu të ushtrisë nuk do të kthehen të gjallë. Fatmirësisht, nga ai mision, të gjithë u kthyen gjallë dhe shëndosh” tha ai.

Gjenerali Bot, tashmë i pensionuar, ka kritikuar gjendjen e tanishme të ushtrisë gjermane, e cila, sipas tij, u dërgua buzë greminës nga reformat e vitit 2010. “Me ushtrinë dhe aeroplanët tanë që i kemi sot, do ta filloja edhe një aksion të njëjtë. Por gjithashtu duhet të thuhet se ushtria jonë nuk është në gjendje të mirë” tha ai.

- Advertisement -

Ai në fund, tha se pa ndihmën e SHBA’së, Gjermania nuk do të ishte në gjendje ta mbronte veten në rast të ndonjë sulmi nga rusët.

Bot e bën të qartë se për gjendjen jo të mirë të ushtrisë gjermane, fajtorë e sheh faktin se Gjermania nuk e delegon 2% të GDP në qëllime të mbrojtjes.

Ushtaraku tashmë i pensionuar, në fund shtoi se do të dëshironte që avionët e tij të kishin të njëjtën detyrë politike sikur në vitin 1999.

“Qeveria federale sot ka mungesë të vullnetit për t’i ripërdorur avionët Tornado si bombë mbajtëse. Unë e dua një avion që do të kishte detyra politike përsëri dhe do t’i tregoja se ai mund të përdoret, sikur në vitin 1999” shtoi Bot në fund.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit