2.1 C
Pristina
Monday, March 25, 2024

Gjenerali kanadez: Bombardimet dhe njohja e Kosovës – çmenduri

Rekomandime

Gjenerali në pension i Kanadasë, ish-komandanti i Unprofor-it në Sarajevë, Lewis MacKenzie ka thënë se bombardimi i Serbisë në vitin 1999 dhe njohja e Kosovës ishin një gabim i madh dhe çmenduri.

Ai në një intervistë për të përditshmen serbe “Politika” ka përsëritur qëndrimin e tij për të cilin është kritikuar në vendin e tij dhe posaçërisht në Bosnje dhe Hercegovinë se “në Srebrenicë nuk u krye gjenocid por një krim lufte”, transmeton Klan Kosova.

- Advertisement -

Gjenerali i pensionuar kanadez thekson gjithashtu se “lirimi i një komandanti të luftës serbe të Bosnjës në Hagë, Naser Oriq, ishte i turpshëm”, transmeton Klan Kosova.

MacKenzie i bëri këto deklarata në prag të shkuarjes në Beograd ku do të marrë pjesë në Panairin e Librit për të promovuar edicionin serb të librit të tij “Paqeruajtësi: Rruga për në Sarajevë”, i cili u shkrua 26 vjet më parë dhe ishte një bestseller në Kanada.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit