10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Gjenerali kosovar i ushtrisë kroate tregon pse nuk u bë pjesë e Iuftës në Kosovë

Rekomandime

Rrahim Ademi, që ka qenë një nga gjeneralët më të njohur gjatë Iuftës në Kroaci, ka treguar pse nuk iu bashkua Iuftës së Kosovës.

Ademi ka listuar tri arsyet pse nuk ka pasur mundësi që të bëhet pjesë e Iuftës në Kosovë.

- Advertisement -

“Unë nuk isha i interesuar për komandë, le të jetë dikush tjetër. Unë isha i interesuar për punë, unë ua bëj planifikimin e Iuftës”, kështu tha mes tjerash, gjenerali i ushtrisë kroate me origjinë nga Kosova, Rrahim Ademi.

“E para: në atë kohë isha i paditur në Hagë. E dyta, sepse çdo largim i imi nga Kroaci do të më kishin futur në burg. E treta, pa marrë parasyshm, kemi pas një mbledhje në Split, para fillimit të Iuftës, ka qenë Bedri Selmani, Naim Shala, ka qenë dy shqiptarë prej Bosnjës, kanë qenë prej UCK-së, ka qenë Ton Berisha dhe në atë mbledhje mirë iu kam thënë: Unë sjam i interesuar për komandë, le të jetë komandant dikush prej Kosovës, të bëhet Sylejman Selimi, unë jam i interesuar për punë, unë po ua bëj planifikimin e shlirimjit të Kosovës dhe të gjitha operacioneve. Unë vendlindjen vatanin e du me zemër, e jo për interes e pare”, tha Ademi në rtk.

Ai po ashtu tha se pasi Agim Ceku u bë gjeneral, ai ka hequr dorë për t’u bërë pjesë e Iuftës së Kosovës.

- Advertisement -

“Pas kësaj mbledhjeje këta e kanë bërë gabim, kush e ka bërë se di, ata janë hi në një bisedë ilegale me Agim Cekun, ne jemi marrë vesh aty me bashkëpunu në atë drejtim, pasi ai u shku në pension, Agim Ceku u bë komandat. Masi ai u bë komandant, cka me bo unë aty. Smundem me u bë unë ndihmës i një ushtarit tem që në Kroaci në atë kohë nuk ka pas kurfarë rezultati”, tha Ademi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit