11.5 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Gjenerali që do u bëjë pritë shqiptarëve që tentojnë të hyjnë ilegalisht në Angli

Rekomandime

Një gjeneral i lartë britanik, i cili ka shërbyer në Afganistan dhe në luftën e Gjirit, është punësuar për të goditur emigracionin ilegal shqiptar.

- Advertisement -

Gjenerali Stuart Skeates, i cili gjithashtu ka shërbyer në luftën e Bosnjës, është punësuar si koordinator special për migrimin ilegal të shqiptarëve që përpiqen të kalojnë Kanalin për të arritur në Britani.

Skeates më parë kishte rol në trajtimin e trafikimit të qenieve njerëzore. Sipas Daily Mail, ai ka punuar më parë si këshilltar i kancelarit të Dukatit të Lancasterit.

Gjenarali pritet të punojë me qeverinë shqiptare për të ndihmuar në luftimin e bandave të trafikimit të emigrantëve.

- Advertisement -

Që nga fillimi i vitit më shumë se 37,000 emigrantë kanë arritur në tokën britanike, ku të paktën 10,000 besohet të jenë nga Ballkani.

Numri i shqiptarëve që mbërrinin përtej Kanalit u rrit në fillim të verës.

- Advertisement -

Kush është Skeates

Skeates filloi të këshillonte ministrat e Zyrës së Kabinetit për trajtimin e trafikimit të qenieve njerëzore pasi Steve Barclay iu kërkua nga Boris Johnson të kryesonte një rishikim ndërqeveritar të krizës së emigrantëve në 2021.

Megjithatë, që atëherë ka pasur një rritje të kalimit të njerëzve, vetëm me 22 gusht kaluan 1,295 njerëz që kaluan me 27 varka.

Skeates ka qenë zëvendëskomandant i komandës së forcave të përbashkëta aleate të NATO-s në Holandë dhe komandant i forcave të përbashkëta në komandën strategjike të Mbretërisë së Bashkuar në Northwood në veriperëndim të Londrës.

Ai ishte gjithashtu komandanti i brigadës së lehtë të 19-të, kreu i Akademisë Ushtarake Mbretërore në Sandhurst dhe zëvendës komandant i grupit të punës në Mbretërinë e Bashkuar që mbështeti forcat afgane në Helmand.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit