1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Gjenerali Qehaja tregon ku mund të vendoset baza ushtarake amerikane në Kosovë: SHBA do të pranojë kërkesën e Qeverisë

Rekomandime

Njohësi i çështjeve të sigurisë kombëtare, gjenerali Ramadan Qehaja, ka thënë se kërkesa e Qeverisë së Kosovës, që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të kenë një bazë ushtarake në Kosovë, është me vend.

Por, sipas tij, një vendim i tillë do të jetësohet varësisht nga vlerësimet gjeo-strategjike të SHBA-së.

- Advertisement -

“Në kuadër të KFOR-it, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dislokuar një njësit në bazën e Bondsteel-it, prandaj prezenca amerikane në një mënyrë ekziston këtu në Kosovë. Por, siç po e shihni në kuadër të KFOR-it. Sa i përket kërkesës së Qeverisë së Kosovës që SHBA të kenë një bazë ushtarake në Kosovë dhe atë jashtë KFOR-it, kujtoj se është kërkesë me vend, por a do të jetësohet kjo varet prej vlerësimeve gjeo-strategjike të tyre në tërësi, përkatësisht çfarë prioriteti kanë ata lidhur me çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë, jo vetëm në rajonin tonë, por edhe në rajonet tjera të botës”, ka thënë ai gjenerali Qehaja për gazetën “Bota sot”.

Ai ka theksuar se SHBA do të pranojë kërkesën e Qeverisë dhe këtë edhe për arsye të tendecave të Rusisë për ndikim në rajon dhe në Kosovë. Sipas ekspertit të sigurisë, baza amerikane në Kosovë, do të ndikonte drejtpërdrejt në çështjes e sigurisë së Kosovës. Ai ka kërkuar që vendi të jetë i gatshëm ushtarakisht për vetëmbrojtje.

“Jam i mendimit që SHBA, do të pranojë këtë kërkesë të Qeverisë tonë, aq më parë që tendenca ruse që nëpërmjet Serbisë të kenë influencë në Ballkan, pra edhe në Kosovë, po shihet si një realitet. Për këtë, formimi i kësaj baze do të ishte i qëlluar dhe se ajo do të ketë ndikim të drejtpërdrejt në çështjes e sigurisë së Kosovës, edhe pse përgatitjet tona vetanake për mbrojtje dhe siguri nuk kanë alternativë. Kuptohet që Kosova në këtë kontekst, duhet organizuar dhe armatosur forcat e veta si dhe duhet qenë e gatshme që të pranojë edhe ndihma nga shtetet mike, në mënyrë që edhe ushtarakisht vendi ynë të jetë i gatshëm për vetëmbrojtje”, ka thënë Ramadan Qehaja.

- Advertisement -

Gjenerali ka folur edhe për lokacionin, ku do të mund të formohej baza amerikane në Kosovë, duke përmendur këtu Rrafshnaltën e Kosovës, si pikë për kontrollin e gjerë të Ballkanit Perëndimor.

“Nëse i kthehemi asaj që çfarë forcash dhe mjete ushtarake do të kishte kjo bazë, varet prej vlerësimeve të SHBA-së, përkatësisht nga kreu ushtarak politik në këtë drejtim. Në këtë kontekst, duhet theksuar se Rrafshnalta e Kosovës ka një rëndësi të posaçme për dislokim të forcave ushtarake dhe kontrollin e gjerë të rajonit të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai për “Bota sot”.

- Advertisement -

Ndërsa, duke komentuar rreth tendencave serbe “për rikthim në Kosovë”, Qehaja ka thënë se ato janë më të dobëta, për shkak të prezencës së KFOR-it në Kosovë dhe anëtarësimit të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi në NATO. Ai ka kërkuar që edhe SHBA të angazhohet për t’i eliminuar në tërësi këto tendenca.

“Në këtë pikë duhet theksuar se anëtarësimi i Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi në NATO si dhe prezenca e KFOR-it në Kosovë, bëjnë që tendencat serbe për destabilizim të rajonit, pra edhe të Kosovës, të jenë të një intensiteti më të dobët. Kjo të eliminohet në tërësi, duke u angazhuar vazhdimisht edhe SHBA, qoftë politikisht, qoftë edhe në sferën e sigurisë. Kjo nuk do të thotë se duhet nënçmuar të gjitha tendencat serbe, siç thonë ata “për rikthim në Kosovë”, përkundrazi, duhet gjithnjë të jemi vigjilentë në këtë drejtim”, ka shtuar Ramadan Qehaja për “Bota sot”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit