-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gjenerali serb kërcënon Kosovën: Këtë nuk keni guxuar ta bëni, do të përgjigjeni!

Rekomandime

Ushtria e Kosovës po vazhdon dita e ditës të bëhet më e fortë. Por, Serbia e cila jeton në iluzione, vazhdon me avazin e vjetër.
Gjenerali Milorad Stupar, ka deklaruar se “zhvillimi i ushtrisë dhe para-ushtrisë në Kosovë është në vazhdimësi nga zhvillimi i UÇK-së, pastaj përmes Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, për të ardhur në bazë të vendimit të Kuvendit dhe të institucioneve të përkohshme të Kosovës në vitin 2018, do të kalojë në transformimin në një lloj ‘ushtrie të Kosovës”.

- Advertisement -

“Ushtria e Kosovës në territorin e Kosovës është para-ushtri për të cilën dikush dikur do të përgjigjet. Sipas rezolutës 1244 forcat e vetme të sigurisë që kanë mandate të jenë aty janë njësitë e KFOR-i” tha Stupar.

Sipas gjeneralit serb, asnjë ushtri në Kosovë nuk guxon të ekzistojë.
“Për të ndryshuar Kushtetuta e Kosovës është e nevojshme pajtimi nga pakicat kombëtare dhe në vend që ta ndryshojnë sepse nuk kishin shumicën, ndryshuan ligjin që është jo-legjitime. Ajo është planifikuar me skemë sipas shembullit amerikan”, tha Stupar.

Kreu i komisionit për persona të pagjetur të qeverisë së Serbisë dhe sekretari i Kuvendit Odaloviç duke komentuar deklaratën e Stoltenbergut se pushteti qendror në Prishtinë duhet të respektojmë marrëveshjen që Forcat e Sigurisë së Kosovës mos të hyjnë në veri të Kosovës pa pajtimin e KFOR-it, theksoi se deklarata është në harmoni me mandatin primar të KFOR-it në krahinë jugore serbe.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit