9.9 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Tha se e njollosi figurën e Adem Jasharit/ Bekim Jashari i kundërpërgjigjet ashpër Arbana Xharrës

Rekomandime

Gazetarja Arbana Xharra pak më parë i reagoi ashpër kryetarit të Skenderajt, Bekim Jasharit, pas takimit me Mahmoud Alnajadi, drejtor për Ballkanin nga Komiteti për Evropë dhe Amerikë në Kuvajt.

- Advertisement -

Duke thënë se “Mos e njollosni figurën tonë kombëtare Adem Jashari. Familja Jashari është sakrifikuar për liri e kauzë kombëtare e jo për fe. Turp!”

E kësaj kritike, iu kundërpërgjigj menjëherë kryetari Bekim Jashari i cili tha se vetëm dy shtete që i kanë dyert e mbyllura në komunën Skenderaj, ato janë Serbia dhe Rusia. Madje, ai deklaroi se ne jemi shtet demokratik që respekton secilin individ pavarësisht përkatësive fetare e etnike.

“Shteti ynë ka miq e përkrahës të shumtë në botë, shtetet islamike kanë përkrahur e po përkrahin në vazhdimësi popullin dhe shtetin tonë, andaj çdo tendencë për të sulmuar miqtë tonë në baza fetare është dashakeq dhe nuk i shërben traditës, historisë, identitetit dhe të ardhmes sonë shtetërore”, shkroi Jashari në Facebook

- Advertisement -

Postimi i plotë

E kam thënë disa herë dhe po e përsëris, janë vetëm dy shtete që i kanë dyert e mbyllura në komunën Skenderaj, ato janë Serbia dhe Rusia.

- Advertisement -

Çdokush tjetër që ka vullnet dhe ndihmon komunën dhe qytetarët tonë pavarësisht përkatësisë fetare e etnike është i mirëseardhur në komunën që unë udhëheq.

Për informimin e drejtë të opinionit publik, personi që ditën e enjte kam takuar, është një qytetar nga Kuvajti (shtet që ka njohur pavarësinë e Kosovës), një humanist që në disa komuna ka ndërtuar Qendra të Mjekësisë Familjare dhe donacione tjera për qytetarët me kushte jo të mira ekonomike.

Në Skenderaj ka ardhur për të ndërtuar qendrën rehabilituese për personat me nevoja të veçanta, qendër kjo shumë e nevojshme për të cilën tash e 22 vite pas luftës askush nuk u interesua të ndertojë.

Për më tepër ne jemi shtet demokratik që respekton secilin individ pavarësisht përkatësive andaj askush nga Ne nuk duhet të paragjykojë mbi baza fetare e etnike.

Shteti ynë ka miq e përkrahës të shumtë në botë, shtetet islamike kanë përkrahur e po përkrahin në vazhdimësi popullin dhe shtetin tonë, andaj çdo tendencë për të sulmuar miqtë tonë në baza fetare është dashakeq dhe nuk i shërben traditës, historisë, identitetit dhe të ardhmes sonë shtetërore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit