12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Video, Vërshime të mëdha në një nga qytetet më të mëdhenj të Kosovës

Rekomandime

Shi i madh ka rënë në qytetin e Ferizajt, ku për pasojë edhe njëra ndër rrugët kryesore aty është vërshuar, madje edhe veturat e kanë problem qarkullimin, shkruan Gazeta Metro. 

- Advertisement -

Gjatë ditës së sotme në vendin tonë mbajti mot shumë i nxehtë. Sipas matjeve të IHMK’së deri në orën 16 në pjesë të Dukagjinit, në stacionet në Gjakovë dhe Prizren temperaturat maksimale mbërritën deri në 37C. Në Prishtinë temperatura maksimale ishte 35C, derisa në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës 34C.

Gjatë pasdites nga Drenica u zhvillua një shtrëngatë e fuqishme me shi, e cila vazhdoj trajektoren nga juglindja përgjatë Ferizajit dhe Vitisë, duke u zhvilluar më tutje. Sipas matjeve jozyrtare, përgjatë Ferizajit dhe Vitsë u regjistruan mbi 1000 rrufe.

Në Ferizaj shiu i madh që ka rënë ka shkaktuar vërshime.

- Advertisement -

Aty rruga kryesore është mbuluar nga uji dhe veturat e kanë shumë problem qarkullimin.

Më poshtë keni video nga vërshimet që kanë ndodhur atje. /gazetametro.net

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit