16.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Gjenerali ukrainas: Do të Iuftojmë deri në frymën e fundit

Rekomandime

Gjenerali ukrainas Syrskyi në një deklaratë për Skynews tha së pushtimi rus “nuk do të ishte thjeshtë si një ecje në park” duke shtuar “ky është një paralajmërim… ne do të sigurohemi që do të Iuftojmë deri në frymën e fundit për çdo metër të tokës sonë”.

Deklarata e tij vjen pas tensioneve me Rusinë.

- Advertisement -

Ndërkohë, Sekretarja e jashtme e Britanisë së Madhe, Lizz Truss, po qëndron në Moskë për bisedime me homologun e saj rus, Sergei Lavrov në vazhdën e përpjekjeve për gjetjen një zgjidhje diplomatike sa i përket krizës në Ukrainë.

Truss bëri thirrje që Rusia të “shmang gjakëderdhjen” teksa i bëri me dije ministrit rus se “lufta në Ukrainë do të ishte shkatërrimtare për popullin rus dhe ukrainas”.

Kurse Lavrov u shpreh se Kremlini është i gatshëm për bisedime diplomatike, por vetëm nëse ka “respekt të dyanshëm” me Londrën, teksa theksoi se kërcënimet ndaj Rusisë janë “rrugë që nuk shpien askund”.

- Advertisement -

Këto komente vijn pas paralajmërimeve që erdhën nga komandanti i forcave tokësore të Ukrainës që tha se ushtarët e tij janë të gatshëm janë të gatshëm të luftojnë deri në frymën e fundit për të mbrojtur çdo pëllëmb të vendit të tyre, shkruan Independent.

Në anën tjetër kryeministri britanik, Boris Johnson gjatë ditës së djeshme bëri të ditur se ai ka vendosur në gatishmëri 1.000 trupa britanike për të rritur prezencën e NATO-s në Evropën lindore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit