-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Gjermani i Albin Kurtit për ta rregulluar turbinën në KEK vjen sot

Rekomandime

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, javën e kaluar, pas një vizite në KEK, paralajmëroi se një ekspert gjerman do të vijë në Kosovë, që të hulumtojë defektin e bllokut të Kosova B dhe të bëjë sanimin e tij.

- Advertisement -

Eksperti gjerman do të ndihmojë në rregullimin e turbinës në njësinë B2 të bllokut “Kosova B”. Ai vije nga dega gjermane e kompanisë Alstom, prodhin i së cilës janë edhe turbinat e TC Kosova B.

Për ardhjen e tij ka folur para disa ditësh edhe drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi. Ai tha se eksperti vjen të dielën, kur edhe do të fillojnë inspektimet.

“Jemi në kontakt me kompaninë që e prodhon turbinën dhe presim që ta dërgojnë ekspertin e tyre dhe të dielën ai ekspert të jetë në KEK dhe do të fillojmë me inspektimin e situatës ta shohim sa është gjendja e dëmtimeve dhe ajo do ta tregojë edhe kohën për kthimin e njësisë në punë. Ekziston një vlerësim preliminar që ne presim që diku kah data 20 janar B2 të kthehet në operim”, ka thënë Krasniqi.

- Advertisement -

Blloku B2 prodhon mbi 250 megatatë/orë energji elektrike. Po të ishte ai bllok në sistem, vendi nuk do të ballafaqohej me reduktime. Kjo, pasi sasisa e reduktuar është më e ulët se ajo që e prodhon ky bllok.

Për rënien e tij në periudhën më kritike nuk ka dhënë përgjegjësi askush. Por, po të furnizohej veni konstant, mu hesa e këtij blloku do ti kushtonte plot 100 milionë euro, pasi çmimet e energjisë elektrike në berza janë astronomike.

- Advertisement -

Kompania Alstom, nga vije gjermani i famshëm nuk ka nam aspak të mirë në Kosovë. Ajo vazhimisht kishte bërë riparimet e TC Kosova B. Prishjet ishin të panumërta dhe termocentrali nuk e mori veten derisa nuk u dëgjua më zëri i tyre. Por, vendit dhe vet BE’së kjo avanturë i kishte kushtuar miliarda euro. Madje, BE kishte nisur edhe hetime ndaj fondeve të saj të harxhuara në KEK që në atë kohë shkonin në mbi 600 milionë euro.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit