4.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Gjermania do pranojë punëtorë profesional edhe nga Kosova por çfarë konkretisht po kërkojnë?

Rekomandime

Rreth 2,5 milionë gjermanë janë të papunë, – në të njëjtën kohë mungojnë gati 2 milionë forca pune të kualifikuara.

- Advertisement -

Çfarë do të thotë ky paradoks e ku vërehet mungesa kryesore e fuqisë punëtore?

Pasojat e pandemisë së Coronës duken se janë tejkaluar nga ana ekonomike, edhe ndaj luftës në Ukrainë dhe kostove që ka sjellë ajo duket se ekonomia gjermane është përshtatur.

Kriza bankare në SHBA dhe Zvicër nuk e rëndon ekonomikë gjermane.

- Advertisement -

Një recesion i thellë, si ai i shumëpërfoluri nuk pati dhe tregu i punës mbeti i stabilizuar.

Por këtë javë që kaloi dy studime vunë gishtin në plagën e ekonomisë gjermane: mungesa e fuqisë punëtore në Gjermani. Instituti i Ekonomisë Gjermane, IW në Köln në Raportin për Fuqinë Punëtore, Dhjetor 2022 ka përcaktuar se boshllëku i fuqisë punëtore të kualifikuar është zvogëluar disi, por ai mbetet “në nivel të lartë”.

- Advertisement -

Kurse Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, (DIHK) në raportin për fuqinë punëtore, 2022 arrin në përfundimin se “ngushticat e fuqisë punëtore po shtohen”.

Mungesë e ndjeshme në shumë fusha

Eksperti i tregut të punës, Stefan Hardege nga DIHK tha në bisedë me Deutsche Wellen se problemi i fuqisë punëtore nuk prek vetëm disa degë specifike.

“Ky është një problem ndërkohë që ekziston përtej degëve të caktuara. Këtu janë të prekur shumë sektorë të ndryshëm.”

Ata që kërkohen janë punonjës të transportit të shinave, makinistë dhe punëtorë që komandojnë dhe vëzhgojnë transportin e shinave. Sabine Köhne-Finster, që ka punuar për studimin e IW, Köln thotë se shumë i prekur është edhe sektori social: mungojnë pedagogë socialë, punonjësit socialë, edukatorët.

Më së shumti kjo mungesë ndjehet në kujdesin shëndetësor për të moshuarit dhe kujdestarët në spitale”, sipas Köhne-Finster.

Në sektorë të tjerë si në profesionet elektronike dhe ato të përpunimit të metalit vihet re mungesa jo vetëm tek punëtorët e kualifikuar, por edhe “tek ekspertët, njerëzit me arsim të lartë. Aty mungojnë shumica e ekspertëve dhe gjendja po keqësohet.”

Paradoksi i vazhdueshëm

Stefan Hardege ka përmendur prej kohësh një paradoks: Nëse shikon numrin e të papunëve në Gjermani, rreth 2,5 milionë të papunë dhe shikon numrin e vendeve të pazëna, shtrohet pyetja, pse ky paradoks.” Hardege vëren se “shpesh shohim, se kualifikimi i të papunëve në shumë raste nuk përshtatet me kualifikimet që kërkojnë sipërmarrjet.” Jo rrallë dëgjohet akuza, se të papunët nuk janë të kualifikuar sa duhet, se janë shumë të rehatuar dhe se të rinjtë nuk duan të punojnë më 8 orë në ditë. Vërtet thotë Hardege, punonjësit sot janë në një situatë më të mirë se kurrë më parë dhe mund të kërkojnë kushte më të mira pune dhe rroga më të larta. Por ata nuk janë aspak shkaku për mungesën e fuqisë punëtore. “Nuk kam asnjë të dhënë, se ky problem është i përgjithshëm.”

Kurse ekspertja, Sabine Köhne-Finster nga ana e saj kërkon më shumë fleksibilitet. “Duhet parë me vëmendje: si kanë ndryshuar profesionet? Ka profesione të tjera të përafërta? A mundem që pëmes një shkollimi tjetër dhe ndërrimit të profesionit të ndihmojë për të zvogëluar mungesën e fuqisë punëtore?” Ekspertja i vlerëson në përgjithësi “përpjekjet e politikës për të mundësuar imigrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar.” Por sipas saj duhet të “forcohet orientimi profesional në shkolla, universitete dhe shkollat profesionale”.

Stefan Hardege nga DIHK nxjerr në pah një aspekt tjetër. Sigurisht që nevojiten shumë ide, thotë ai dhe është detyra e kompanive të gjejnë zgjidhje kreative. Të përpiqen të jenë më atraktivë, të bëjnë oferta të mira për të harmonizuar jetën e familjes me profesionin, apo të mundësojnë punën nga shtëpia. Megjitthatë pa kornizën e duhur të kushteve nuk do të lëvizin shumë gjëra, thotë Hardege. “E në këtë drejtim rëndësi kanë kushtet që krijon politika.”

Lehtësimi i imigrimit të punës

Më 29. mars qeveria gjermane miratoi projektligjin për të riorganizuar ardhjen e fuqisë punëtore në Gjermani dhe lehtësimin e ardhjes së punëtorëve të kualifikuar. Stefan Herdege e vlerëson këtë hap.

“Kjo është gjë e mirë dhe e rëndësishme. Qeveria gjermane e ka marrë në dorë këtë ligj që në shumë sektorë shkon në drejtimin e duhur.”

Por sipas ekspertëve “zbatimi i tij do të jetë shumë i rëndësishëm.” Sipas Hardege rregulloret e reja duhet të “funksionojnë shpejt dhe mirë” dhuet të krijohen strukturat e duhura.

Megjithatë ardhja e fuqisë punëtore nuk mund ta zgjidhë vetëm problemin.

“Ne duhet të shohim si t’i shfrytëzojmë më mirë potencialet brenda vendit, kujtoj këtu punësimin e grave apo punësimin edhe atyre që kanë moshë të caktuar. Ekspertët mendojnë, se duhen shfrytëzuar të dyja opcionet: fuqi punëtore e kualifikuar nga jashtë dhe të mos harrohen të kualifikohen punëtorët brenda Gjermanisë./DW

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit