22.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Hakohet faqja zyrtare e Hashim Thaçit

Rekomandime

Faqja zyrtare e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit në Facebook është hakuar. Lajmi është konfirmuar sot për KosovaPress nga ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj, i cili ka bërë të ditur se faqes i është ndryshuar emri, fotografia dhe karakteri.

- Advertisement -

Sipas Behramajt, rasti është adresuar në Polici.

“Po, faqja zyrtare e presidentit Thaçi, e cila ka qene pasive qe nga dita e doreheqjes se tij, me 5 nentor 2020, eshte hakuar. Asaj i eshte ndryshuar emri, fotoja dhe karakteri. Rastin tashme e kemi adresuar zyrtarisht ne Policine e Kosoves”, ka bërë të ditur Behramaj.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi po akuzohen me pretendimin për krime lufte dhe të njëjtit po qëndrojnë në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.

- Advertisement -

Ndërkohë, platforma “Liria ka emër” do të organizojë sot në Prishtinë marsh qytetar dhe solidarizues në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë./kp/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit