7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Gjermania do të dërgoj “përbindëshin” Iuftarak në Ukrainë

Rekomandime

Një ndër vendet që pritet të njoftojë rritjen e mbështetjes ushtarake për Ukrainën në takimin e ministrave të mbrojtjes të NATO-s dhe BE-së është Gjermania, sipas BBC.

Sipas raporteve, qeveria gjermane do të dërgojë tanket Gepard, të cilat kanë qenë në shërbim të ushtrisë gjermane që nga vitet 1970. Nuk është e qartë se sa tanke do të dërgojë në Ukrainë, por kjo do të ishte dërgesa e parë e armatimit të rënde në Ukrainë.

- Advertisement -

Qeveria gjermane është akuzuar se ka vonuar furnizimet me armë në Ukrainë, në kontrast me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe fqinjët e Europës Lindore të Ukrainës. Sipas mediave, qeveria gjermane pritet të dërgojë në Ukrainë reth 100 automjete Iuftarake të këmbësorisë Marder dhe disa tanke të vjetra Iuftarake Leopard.

Në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, Gjermania po rrit buxhetin e saj të mbrojtjes me 100 miliardë euro – një ndryshim i madh në politikën e vendit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit