7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Gjermania e shpall “nën kontroll” koronavirusin

Rekomandime

Pandemia e shkaktuar nga koronavirusi i ri është nën kontroll në Gjermani, pas një muaji kufizime në jetën shoqërore, njoftoi sot qeveria, e cila premton një prodhim masiv të maskave mbrojtëse.

- Advertisement -

“Për herë të parë, shkalla e infeksionit, një e dhënë e monitoruar nga afër, e cila mat numrin mesatar të personave të infektuar nga çdo pacient me COVID-19, ra në më pak se një person, duke u shfaqur në 0,7”, tha Instituti “Robert Koch”, autoriteti federal përgjegjës për monitorimin epidemiologjik.

“COVID-19 është pra nën kontroll dhe i menaxhueshëm”, përgëzoi ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn.

Në një ndërhyrje shumë të komentuar, kancelarja gjermane, Angela Merkel paralajmëroi të mërkurën se çdo rritje e mëtejshme e shkallës së infeksionit do ta mposhtte sistemin gjerman të kujdesit shëndetësor.

- Advertisement -

“Me një normë prej 1,1, ne mund të arrinim kufijtë e sistemit tonë shëndetësor përsa i përket shtretërve në kujdes intensiv në tetor”, paralajmëroi Merkel.

“Me një normë prej 1,2, ne do të arrinim kufijtë e sistemit tonë të kujdesit shëndetësor në korrik. Me një normë prej 1,3, ne do të arrijmë atje në qershor”, shtoi ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit