Gjermania i dërgon porosi Vuçiqit: Pa sqarim me Kosovën, s’ka anëtarësim në BE

0
99

Deputeti i Bundestagut, i cili është edhe raportues për Ballkanin Perëndimor, Adis Ahmetoviq, sot ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin ka folur për marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Serbisë.

Temë e bisedës mes tyre ishte edhe çështja e Kosovës, për të cilën Ahmetoviq i tha Vuçiqit se anëtarësimi i Serbisë në BE është i mundshëm vetëm pas një sqarimi përfundimtar me Kosovën.

“Integrimi i mëtejshëm në BE dhe një perspektivë e besueshme e anëtarësimit në BE janë gjithashtu në krye të agjendës. Por kjo përfshin edhe një normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Vetëm kur kjo të sqarohet përfundimisht është e mundur që të dyja vendet të anëtarësohen në BE”.