1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gjermania i përgjigjet Rusisë për veprimet në Ukrainë: Ndalon licencën për “Nord Stream 2”

Rekomandime

Qeveria gjermane sot pezulloi procesin e dhënies së lejes për funksionimin e gazsjellësit Nord Stream 2, shkruajnë mediat në Gjermani.

“Për shkak të përshkallëzimit të konfliktit ruso-ukrainas, qeveria gjermane po ndalon procesin e miratimit të Nord Stream 2”, tha kancelari gjerman Olaf Scholz, shkruan gazeta gjermane Tagesspiegel.

- Advertisement -

Projekti Nord Stream II ka përfunduar, por është në pritje të një licensës pasi autoritetet gjermane kërkuan ndryshime në strukturën e pronësisë së gazsjellësit. Sipas ligjit të BE-së, një furnizues nuk duhet të jetë pronar i një gazsjellësi në të njëjtën kohë.

Pas dërgimit të trupave ruse në dy rajone të Ukrainës, brenda qeverisë gjermane, ka thirrje në rritje për të ndaluar projektin e gazsjellësit Nord Stream II, i cili supozohet të dërgojë gazin rus direkt në Gjermani dhe që aktualisht është në pritje të një leje përdorimi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit