10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Hoti në meshën festive të Krishtlindjes: Vij çdoherë, sepse është festë e të gjithë shqiptarëve

Rekomandime

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, sonte i është bashkuar ceremonisë festive në katedralen “Shën Nëna Terezë” të kryeqytetit.

- Advertisement -

Ai në një prononcim për Klan Kosovën ka thënë se për Kërshëndella vazhdimisht ka shkuar në festë, të cilën e konsideroi si festë të të gjithë shqiptarëve, njofton Klan Kosova.

“Sonte është një natë e veçantë për të gjithë besimtarët katolikë. Sonte këtu jam si qytetar, jo si zyrtar. Si një qytetar kam qenë vazhdimisht, në Kërshëndella. Janë festa që i festojmë së bashku gjithë shqiptarët, pa përjashtim prodhojnë mesazhin e paqes. Përçojnë mesazhin e paqes, harmonisë dhe dashurisë mes nesh”.

Mesha e Krishtlindjes pritet të nisë pas pak me disa besimtarë të mbledhur, por më pak se zakonisht.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit