10.4 C
Pristina
Friday, April 12, 2024

Armend Muja tregon se a do të jetë kandidat i Vetëvendosjes për deputet

Rekomandime

Analisti Armend Muja ka mohuar se është duke negociuar me Lëvizjen Vetëvendosje, për futjen e tij në listat e kësaj partie si kandidat për deputet.

Ai konfirmoi se një gjë e tillë nuk është e vërtetë, pavarësisht raportimeve të mediave, se pikërisht analisti Muja mund ti bashkohet këtij subjekti politik.

- Advertisement -

“Jo ky lajm nuk është i vërtetë, e as këto lajme të thirrura me burime. Unë nuk kam informacione të tilla, e as nuk i kam parë, për shkak të angazhimeve që kam pasur gjatë ditës”, ka thënë ai.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shpalljen të pavlefshme të votës së deputetit Etem Arifi, vendi pritet që të shkojë në zgjedhje.

Partitë politike veçse kanë filluar që të përpilojnë listat me kandidatët për deputet, teksa disa parti kanë bërë publik edhe emrat e kandidatëve për kryeministër.

- Advertisement -

Në ndërkohë këtyre ditëve në media është përfolur se analisti Armend Muja mund të jenë pjesë e listës zgjedhore të VV-së, për zgjedhjet që pritet të mbahen në muajt e parë të vitit 2021.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit