13.8 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Gjermania me masa lehtësuese për udhëtimet, këto janë rregullat e reja

Rekomandime

Javën e kaluar, Gjermania theu rekordin për Evropën, me numrin e vaksinimeve në një ditë, e kaloi për herë të parë shifrën 1 milion të vaksinuar në 24 orë.

Mungesa e vaksinave ishte problemi kryesor në tremujorin e parë të këtij viti, por që prej prillit, furnizimi ka qenë më i kënaqshëm.

- Advertisement -

Nëse vazhdon rënia e incidencës, lehtësime në të gjithë Gjermaninë priten brenda pak javësh.

Vendi miratoi së fundi lehtësime për të gjithë ata që hyjnë e kthehen në Gjermani, një hap i rëndësishëm ky për pushimet e verës.

Me rregulloren e re të Covid 19 për udhëtimet hyrëse, të gjithë ata që hyjnë në Gjermani me avion janë të detyruar: ose të testohen, ose të paraqesin certifikatën e vaksinimit me një vaksinë të BE, ose të dëshmojnë se kanë kaluar e janë shëruar nga Covid 19.

- Advertisement -

Kjo, pavarësisht nëse udhëtarët vijnë nga një vend që është zonë rreziku me incidencë mbi 50 apo jo.

Shqipëria prej disa ditësh nuk konsiderohet më zonë rreziku nga Gjermania. Por, kërkesat e mësipërme duhet t’i mbajnë parasysh edhe shtetasit e Shqipërisë. Që prej ditës së sotme, edhe shtetasit e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut, nuk do të kenë më nevojë të karantinohen kur hyjnë në Gjermani, por të bëjnë vetëm një test, i cili duhet të dalë negativ.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit