11.5 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Gjermania porosi Ukrainës: Me keqardhje, s’kemi tanke për ju

Rekomandime

Plani për t’i dërguar 100 tanke Kievit rrezikon të dështojë pasi një zyrtar gjerman i mbrojtjes ka informuar se i duhen për vete. Sipas raporteve ka mospajtim mes partnerëve të koalicionit qeverisës gjerman për këtë çështje, të gjelbërit ishin nismëtar të kësaj ideje që u pezullua dhe refuzua nga socialdemokratët e kancelarit Scholz.

Berlini ka thënë se nuk mund të dërgojë tanket Marder nga stoqet e tyre në Ukrainë pasi iu duhen për mbrojtjen e tyre, duke ngritur pikëpyetje rreth kapaciteteve të Gjermanisë për të furnizuar armatim të rëndë në mbështetje të Kiev në luftën e tyre kundër Rusisë ka raportuar Politico.

- Advertisement -

Portali Politico.eu kishte raportuar të enjten se Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz po shtyn vendimin final të dërgimit të tankeve gjermane në Ukrainë, përkundër presionit nga brenda qeverisë së tij. Sipas planit të shtyrë nga zëvendës kancelari i Robert Habeck dhe ministres së punëve të jashtme Annalena Baerbock nga partia e të Gjelbërve , Berlini do të dërgonte deri në 100 tanke Marder në Ukrainë.

Por një zëdhënëse e ministrisë së mbrojtjes së Gjermanisë i ka thënë reporterëve se kjo ministri ka shqyrtuar një mundësi të tillë dhe e ka vlerësuar si jo të realizueshme.

“ Pas një shqyrtimi kemi gjetur se thjeshtë nuk funksionon pasi Gjermania nuk do të ishte e gatshme të përmbushte obligimet e veta të mbrojtjes kombëtare si dhe obligimet ndaj aleancës së NATO’s nëse do të dhuronte tanket e veta nga forcat e veta aktive ushtarake” ka thënë zëdhënësja. “Ne kemi detyrim të obliguar nga kushtetuta, përkatësisht mbrojtjen kombëtare”.

- Advertisement -

Refuzimi nga ministria e mbrojtjes që sipas Politico udhëhiqet nga kolegia e Scholz në partinë socialdemokrate, Christine Lambrecht, do të thotë se tani është në dyshim nëse Gjermania do të mund të dërgojë tanket Marder, apo edhe pajisje tjera si tanket e rënda Leopard dhe Gepard, që Kiev i kishte kërkuar nga Berlini.

Zëdhënësja theksoi se refuzimi i Marder tankeve nga ushtria gjermane duhet të shihet si e ndarë nga një blerje e mundshme e tankeve nga Gjermani që Ukraina do të mund ta bënte nga kompanitë gjermane si Rheinmetall.

- Advertisement -

Mirëpo, mbetet e paqartë nëse këto kompani të prodhimit të armatimit do të mund të furnizonin menjëherë Ukrainën me tanke.

Scholz kishte thënë në fillim të kësaj jave se Gjermani së pari do të duhej që së pari të arrinte pajtimin e përbashkët me aleatët perëndimor për dërgesën para se të furnizonte ato Ukrainës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit