2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Gjermania si fuqi botërore në vitin 1992 zbuloi planin: serbët duhet të gjunjëzohen – Jugosllavia të ndahet në copa!

Rekomandime

Pjesa më e madhe e botës në vitet 90-ta ka mbështetur copëtimin e Jugosllavisë, ndërsa këtë posaçërisht e ka mbështet Gjermania! Kështu shkruan në librin e tij “Rruga në luftë: Gjermania, NATO dhe Kosova” historiani dhe psikologu gjerman Matiajas Kincel.

- Advertisement -

Gjermani për këtë kishte shkaqet e saj, prandaj që nga fillimet e viteve 90-të ndër të parët u rreshtua në anën e shqiptarëve, duke mbështetur synimet e tyre secesionist, duke iu ndihmuar në krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pastaj edhe duke mbështetur bombardimet e NATO-së ndaj SRJ.

“Pse Gjermania aq herët dhe aq qartë u pozicionua pikërisht në Kosovë? Këtu rol sigurisht ka luajtur një inat historik u kushtëzuar ndaj serbëve dhe Jugosllavisë. A nuk dhanë “serbët” kontribut humbjes së Gjermanisë në dy lufta? Dhe a nuk ishte formimi i “krijesës artificiale” në dy rastet e ndërlidhur me kapitullimin e Gjermanisë? Ambiciet që Jugosllavia të copëtohet në pjesë etnike, gjë që u mbështet nga Gjermania ishte e motivuar me synimin që humbja gjermane të fshihet nga harta gjeografike” thotë Kincel.

Këtë e ka shfrytëzuar dhe e kishte moto edhe ministri i jashtëm gjerman Klaus Kinkel në vitin 1992 kur deklaroi se “Serbët duhet të gjunjëzohen”, gjë që përmendet edhe në librin e Kincel, që kohë më parë u përkthyer në Serbi shkruan “Kurir”.

- Advertisement -

Ai shkruan se Gjermania gjatë gjithë kohës ka mbështetur luftën kundër Serbisë, kështu që edhe më shumë se vetë ShBA ka synuar përfundimin me luftë të krizës në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit